“Po jepen legalizime për vota”, militantët e PD dhe LSI bllokojnë Hipotekën e Sarandës

Simpatizantë të PD dhe LSI kanë bllokuar paraditen e sotme hyrjen e Hipotekës së Sarandës, me pretendimin se po jepen leje legalizimi dhe hipotekim objektesh në këmbim të votës.

Simpatizantët e dy forcave opozitare drejtohen nga kandidati për deputet i LSI në Sarandë Dhimitraq Lapa. Në foton, ai shihet mes militantëve teksa flet në telefon. Policia e Sarandës nuk është njoftuar nga militantët, por vetë ata kanë deklaruar se do të bëjnë kallëzim në prokurori për punonjësit e Hipotekës.

Vetë të pranishmit të drejtuar nga Dhimitraq Lapa, nuk kanë konstatuar punonjës të Hipotekës në godinë pasi ajo ka qenë e mbyllur.

Ata janë grumbulluar me pretendimin se punonjësit po shpërndanin leje për vota, duke qenë se nesër vendi i drejtohet kutive të votimit.