Operatorët turistikë në Sarandë presin ‘rigjallërim” të sektorit

Sektori i turizmit u godit fort në 2020 nga pandemia e koronavirusit, pasi shumica e shteteve në botë vendosën që të mbyllin kufijtë për të huajt, nga frika e përhapjes masive të virusit.

Kjo gjë gjunjëzoi këtë sektor edhe në vendin tonë, pasi ata njëzëri e kanë konsideruar verën 2020 si një nga më të vështirat për ekonominë e tyre.

Por, tanimë në vendin tonë ka nisur procesi i vaksinimit të punonjësve të këtij sektori.

Operatorët turistikë në Sarandë thonë se vaksinimi i tyre është një sinjal shpresëdhënës për një sezon më të mirë këtë vit.

“Me ardhjen me turistëve, ndihem më me shumë siguri. Këtë vit besoj se fillimi qershorit është fillimi sezonit.

Ata thonë se këtë sezon për jugun e vendit janë më të interesuar turistët skandinav dhe ata të vendeve të lindjes.

“Deri tani në lidhje me pronotimet ka deri dikur por jo e njëjtë situatë si në vitin 2019. Presim më tepër . Krahasuar me vitin 2020 besoi se duhet të jetë patjetër shumë më mirë.”

“Shpresojmë shumë se me ecurinë e vaksinës do e kemi një mundësi të mirë që të krijohet ardhja e turistëve nga vendet veriore të europës, pasi shumë kontrata i kemi me ata.”

“Ka filluar rezervimet. Ndjeheni njerëzit më të sigurt. Rezervimet e para janë nga lindja.

Operatorët shprehen se vaksinimi do t’i bëjë më të sigurt turistët, ndërsa në vendin tonë deri më tani janë vaksinuar më shumë se 350 mijë qytetarë.