“Përgjegjësi e madhe besimi i njerëzve”, Niko Kuri: Nuk do t’i zhgënjej pas 25 prillit
Mjeku i njohur dhe një nga kandidaturat më të respektuara në Sarandë, mjeku i njohur Niko Kuri, ka vijuar fushatën në fshatrat e Finiqit.
Kuri ka marrë një mbështetje të madhe nga ana e qytetarëve, të cilëve u premtoui se nuk do i zhgënjejë kur të bëhet deputet.
“Dje dhe sot vazhduam bashkëbisedimet me banorët e fshatrave Komat, Vagalat, Kalcat, Llazat, Kulluricë dhe “Lefter Talo”.
Njerëzit shprehin hapur besimin se nuk do t’i zhgënjej pas 25 prillit.
Është kënaqësi kur merr këtë vlerësim nga të thjeshtët, por edhe përgjegjësi e madhe që këtë besim të mos e shpërdorosh!”, shprehet Niko Kuri. /Sarandanews.com/