Rama dhe Meta takime elektorale në Sarandë, Basha lë në pritje Hariz Memën…

Rreth një javë më parë ishte kryeministri Edi Rama, ndërsa këtë të shtunë në Sarandën e vizitoi edhe presidenti i Republikës Ilir Meta.

Vendi është prag të zgjedhjeve parlamentare që do mbahen më 25 prill dhe kryeministri Rama në vizitën e tij 1 ditore në qytetin bregdetar, inspektoi disa nga investimet me të rëndësishme që po kryhen në Sarandë, siç janë shëtitorja e re dhe rruga Lëkurës-Kanali i Çukës.

Si deputet i qarkut Vlorë, Rama shpalosi dhe objektivat se pse PS duhet që të marrë mandatin e tretë, ku për Sarandën premtoi se gjatë mandatit të ardhshëm do shëndrrohet porti qytetit si dhe do nisë puna për ndërtimin e aeroportit të ri.

Gjithashtu, edhe presidenti Ilir Meta ishte në Sarandë në kuadër të mbështetjes që i jep Aleancës për Dhurimin e Gjakut.

Më shumë se sa tek ky takim, presidenti Meta u fokusua që bëjë fushatë elektorale pro LSI-së, ku nuk nguroi të sulmojë si pushtetin vendor ashtu dhe qeverinë.

Meta tha se Saranda mbetet një perl, por babëzia e ka shkatërruar qytetin. Ndërkohë, që shtoi se më 25 prill ai pret një referendum duke kërcënuar se kushdo që prek votën do të përballet ashpër.

Saranda shihet si një qytet vendimtar për qarkun e Vlorës dhe jo më kot liderët poltikë zhvilluan takime elektorale në këtë qytet.

Por, i vetmi që ende nuk ka zhvilluar asnjë vizitë në Sarandë është kryedemokrati Lulzim Basha.

Basha prej vitesh ka munguar në qytetin e Sarandës, ku vizita e fundit ka qenë ajo e vitit 2019.

Ndërkohë, që ende nuk ka një plan nëse do jetë këtë vit për takime elektorale në Sarandë, duke lënë në pritje kreun e degës Hariz Mema.

Ky i fundit ka një mungesë të gjatë komunikimi me Lulzim Bashën dhe sytë e shpresa e tij janë tek Bujar Leskaj, njëriu që mund ta shpëtojë për t’i sjellë Bashën në Sarandë për tu justifikuar përballë militantëve të PD. /Sarandanews.com/