Niko Kuri takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë: Duhet të bëjmë më shumë që jeta e tyre të jetë në vendlindje

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste Niki Kuri, ka zhvilluar një takim me të rinj që votojnë për herë parë.

Kuri ka bashkëbiseduar me të rinjtë në Sarandë, duke u njohur me problematikat dhe synimin për të bërë më shumë për këtë brez.

“Nuk qenka aspak e lehtë të flasësh para të rinjve që votojnë për herë të parë dhe sidomos para atyre që janë gati të përzgjedhin rrugën e jetës.

Ata janë plot dije, janë plotë dritë dhe drita e syve të tyre është përshkuese. Depërton në çdo qelizë të mendjes tënde dhe të zbulojnë çdo mendim që denjon ta fshehësh.

Me ata duhet të jesh i çiltër, i sinqertë. Kështu e ndjeva unë veten para grupit të të rinjve që bashkëbiseduam për problemet e tyre në Sarandë.

Për ta duhet të bëjmë shumë më shumë që rruga e jetës së tyre të jetë më e mirë se e jona dhe të jetë me kthim në vendlindje”, shprehet mjeku Niko Kuri. /Sarandanews.com/