Meta paralajmëron trazira duke iu referuar “juristit të famshëm” nga Saranda
Ilir Meta, mediat pranë tij, por edhe njerëzit e tij në rrjetet sociale, kanë përsëritur sot gjithë ditën se nesër qytetarët “mund të arrestojnë këdo që e shohin të arsyeshme”.
Ishte Ilir Meta i pari që e shpalli këtë në konferencat e shtypit dhe më pas është shpërndarë në rrjetet e mediat e tij, duke dhënë një cungim të Kodit të Procedurës Penale, që sipas tyre, edhe qytetarët mund të bëjnë arreste në flagrancë.
Meta i referohet nenit 151 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe citon “juristin e famshëm” që ka mbytur panelet prej vitesh, Adriatik Lapaj.
“Të dashur qytetarë,
Pas zgjedhjeve nuk do të hetohen vetëm të tëra krimet zgjedhore por në veçanti do të hetohet mos-hetimi i krimeve zgjedhore dhe policore para datës së zgjedhjeve. Asnjë sekondë për të humbur për dekurajimin dhe parandalimin e krimeve të reja.
Nesër do të jetë Festa e Demokracisë!”, shkruan Meta që ka shpërndarë statusin e “juristit të famshëm” nga Saranda Adriatik Lapaj.