Ina Zhupa denoncon në Sarandë shkeljen e ligjit nga PS: Zyrat elektorale ngjitur me qendrat e votimit për të ndërhyrë tek votuesit

Kandidatja e PD Ina Zhupa ka denoncuar sot nga Saranda hapjen e një shtabi elektoral të PS para shkollës 9- vjeçare “Adem Sheme”.

Tek kjo shkollë do jenë dy qendra votimi më 25 prill dhe hapja e shtabit elektoral para kësaj qëndre votomi shihet nga Ina Zhupa si një intimidim për zgjedhësit.

Ajo ka këkuar nga KQZ mbylljen e zyrës elekrorale që sipas saj është kundër kodit zgjedhor.

“Zyrat elektorale ngjitur me qendrat e votimit për të ndërhyrë tek votuesit. KQZ të zbatojë ligjin për mbylljen e zyrës PS”, shprehet Zhupa.

Deklarata e plotë. /Sarandanews.com/