“Do hapet gara për aeroportin e Sarandës”, Rama: Kemi një vizion se Shqipëria mund të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Gjirokastër në një takim elektoral në kuadër të fushatës, ndërsa bisedën me disa të rinj e cilësoi si “atmosferë fantastike”.

Kreu i shumicës socialiste u kërkoi të rinjve që t’i besojnë dhe votojnë PS-në për një tjetër mandat.

“Këtu zgjedhja është shumë e qartë, do të vazhdojmë përpara apo do të ndalojmë. Ne nuk mund të ndalojmë dhe nuk mund ta bëjmë atë gabim që shqiptarët e kanë bërë herë pas herë në historinë e tyre, që janë tërhequr nga sirenat joshëse që i kanë bërë ta paguajnë shtrenjtë koston”.

Edi Rama u tregoi të rinjve edhe planin për arsimin.

Cfarë ka më pak Gjirokastra se Janina, as më pak këtu dhe më shumë atje. Duhet të krijojmë sinergji me universitetin e Janinës. Pa pasur nevojë të ikin jashtë shtetit, por ti marrin këtu ato diploma”.

Kryeministri shpalosi planin për hapjen e vendeve të punës nga aeroportet te portet.

Ne kemi një vizion për 2030 dhe besojmë se Shqipëria mund të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm, por edhe në energji. Po kështu aeroportet dhe portet që janë të gjitha në proces. Për pak ditë hapim aeroportin e Kukësit, ndërkombëtar.

Firmosim kontratën për aeroportin e Vlorës do të hapim garën për aeroportin e Sarandës. Dhe të gjitha këto do të krijojnë të gjithë atë zinxhir hallkash të munguar që pastaj do të kthehen në ekonomi për më shumë vende pune” tha ai.