Dhimitraq Lapa shpërndan fletushkat e LSI nëpër Sarandë: Unë do ju rikthej ekonominë

LSI Sarandë ka dal në terren duke shpërndarë fletushka me disa pika të programit të saj.

Në krye të fushatës qëndron Dhimitraq Lapa, i cili renditet i dytë në listën e qarkut Vlorë dhe ka fare pak shanse për të dal deputet.

“Sot  u takuam me shumë qytetarë dhe biznese  te cilet  përballen cdo ditë me probleme për te mbajtur biznesin ne këmbe .

Ne 25 prill rikthejmë vëmendjen tek qytetarët  dhe tek ekonomia”, shkruhet në postimin e LSI. /Sarandanews.com/