Denaj takime me arsimtarët e përfaqësues të shoqatës së Autobuzëve: Dhe gjatë mandatit të 3 do jemi në mbështetjen tuaj

Kandidatja e Partisë Socialiste për Sarandën Anila Denaj ka takuar disa prej drejtuesve të shkollave të qytetit.

“Arsimi mbetet një nga sektorët prioritarë, që ka marrë vëmendje të shtuar nga qeveria socialiste, ku më e fundit ishte rritja e pagave me 15%.

Në takimin me drejtuesit e shkollave të Sarandës, por jo vetëm, ndamë mendime për projekte të reja dhe për nxitjen e të rinjve për t’u integruar në tregun e punës.

Edhe gjatë #mandatit3 do të vijojmë të mbështesim këtë sektor për zhvillimin e tij”, shkruan Denaj.

Gjitashtu, ministrja e Financave dhe Ekonomisë u takuar dhe me përfaqësues të shoqtaës së autobuzëve.

“Me përfaqësuesit e Shoqatës së Autobuzëve, të Sarandës, në një takim ku diskutuam jo vetëm problematikat, por edhe zgjidhet.

Së bashku me Bashkinë Sarandë jemi të angazhuar për të siguruar zhvillimin e një shërbimi me rregulla të qarta tregu, cilësi dhe standard”, nënvizon Denaj. /Sarandanews.com/