Balluku flet për rrugën Kardhiq-Delvinë: Shumica e loteve ka mbaruar, po punohet për tunelin

Ministrja e Transportit, Belinda Balluku, gjatë një interviste ne “Opinion” është pyetur edhe për rrugën Kardhiq-Delvinë.

Ajo nuk ka dhënë një afat fiks se kur përfundon ky investim.

“Shumica e loteve janë të përfunduara. Jemi duke punuar në tunel. Tuneli ka edhe 14 muaj kohë sipas kontratës.

Përfundimi i tunelit i jep kuptim këtij aksi të ri rrugor”, tha Balluku.