1 mijë të vaksinuar në Sarandë, pjesë e procesit edhe grupmoshat 65 vjeç që vuajnë nga sëmundje
Vaksinimi masiv i grupmoshës mbi 70 vjeç me vaksinën Sinovac, vijon në të gjithë vendin.
Saranda është një ndër qytete që vijon këtë proces, ndërkohë nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani janë vaksinuar 1 mijë persona.
Mes të vaksinuarve mbi 75 vjeç ka dhe të grupmoshës 65 vjeç, persona që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.
Ndër të tjera ajo thekson se për momentin e vetmja qendër vaksinimi është ajo në qendër të qytetit, ndërsa nuk ka asnjë informacion se si do të vaksinohen të moshuarit që nuk kanë mundësi të shkojnë në qendër.