Qeveria siguron 1 milion vaksina kineze!
Kryeministri Edi Rama me anë të një videoje drejtpërdrejt nga aeroporti i Stambollit ka lajmëruar se brenda muajit në vendin tonë do të mbërrijnë 1 milion doza të vaksinës kineze, 192 mijë prej të cilave po ngarkohen për t’u dërguar ditën e sotme në Rinas.
Stamboll – Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera Kontraktuam për momentin gjysëm milionë doza brenda 60 ditësh Sjellim sot në Tiranë 192 mijë
Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim
#ShqipëriaBuzëqesh”- ka shkruar Rama bashkangjitur videos “live” nga Stambolli.
Kujtojmë se ndonëse ishte lajmëruar marrëveshja me kompaninë turke që është distributor zyrtar i kësaj vaksine ende nuk ishte lajmëruar sasia e tyre.