Nivicë, goditet nga dega e pemës gjatë krasitjes, gjendet nga familjarët i pajetë

Sot, rreth orës 08:30, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Nivicë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi A. P., rreth 55 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke prerë degët e një peme aksidentalisht është dëmtuar prej tyre dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.