Niko Kuri në Delvinë e Aliko: Zoti na dhëntë fuqi t’i ndihmojmë në çdo përballje të jetës së tyre

Mjeku Niko Kuri fushatën elektorale e ka hapur dhe në qytetin e Delvinës.

Kuri dëgjoi qytetarët për problemet që i shqetësojnë, ndërsa shtroi para tyre planin për zgjidhjen dhe përmirësimin e jetesës së tyre.

“Delvinjotët, këta njerëz punëtorë dhe të talentuar meritojnë kujdesin e shtetit, se qyteti i tyre me histori  dhe kulturë të pasur ofron shumë pak mundësi për punësimin e tyre.

Në bashkëbisedim me kryetaren e bashkisë zonjën Majlinda Qilimi dhe në prani të një grupi qytetarësh të nderuar parashtruam disa nga variantet e hapjes së fronteve të reja të punës.

Në këtë qytet ka shumë artizanë që përbëjnë bazën e krijimit të bërthamës që mund të zhvillojë biznesin artizan por edhe biznese të tjera që mund të shtojnë të ardhurat e familjeve të nderuara Delvinjote”, shkruan Kuri.

Dr. Niko Kuri së bashku me kryebashkiakun Kristo Kiço u ndal edhe në një takim në Aliko.

“Në Aliko zhvilluam një bisedë të ngrohtë me të moshuar dhe të rinj, të cilët përveç të tjerash shprehën besimin se do t’u ndodhem si më parë edhe për shëndetin por edhe për problemet e tjera të përditshme.

Nuk mund t’i braktisësh këta njerëz kursesi pasi vetëm dashuri dhe respekt rezatojnë. Në kushtet e vështira u familjarizuam dhe tashmë i ndjejmë si prindërit dhe vëllezërit tanë.

Zoti na dhëntë fuqi t’i ndihmojmë në çdo përballje të jetës së tyre!”, përundoi Kuri. /Sarandanews.com/