Ndërtimi i karburantit në Lungomaren e Vlorës, reagon kryeministri Rama

Një karburant që po ndërtohet në Lungomaren e Vlorës, ka sjellë mjaft reagime nga qytetarët.

Edhe Partia Demokratike e Vlorës pak ditë më parë ka denoncuar ndërhyrjet që po bëhen në Lungomare, ku janë shkulur edhe palmat, për të ndërtuar një karburant.

Ndërkohë, për këtë ndërtim ka reaguar sot kryeministri Edi Rama.

Teksa një komentues e ka kritikuar për këtë lejim, Rama i është përgjigjur:

“os u merzit se nje palme e vetme qe eshte levizur do zevendesohet dhe karburanti aty ka qene po ishte nje zhele, qe tani po behet nje objekt normal!”, shkruan Rama. /Sarandanews.com/