Kandidati për deputet i PD-së Vlorë blen faqen ‘motorrat dhe makinat’ dhe i vendos emrin e tij

Kur fushata elektorale ka marrë orientim drejt audiencës online duket se kandidatët e Partisë Demokratike po bëjnë ç’mos për të pasur edhe ata faqen e tyre por të pëlqyer.

Meqenëse vetë e kanë të pamundur të ngrenë me pëlqime një faqe në emër të tyre, kanë zgjedhur një rrugë të shkurtër: blej faqe dhe ndryshoi emrin.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës Fation Veizaj ka blerë një faqe me emër ‘motorra dhe makina me qera’ duke i vendosur më pas emrin e tij.

Kjo gjë është lehtësisht e verifikueshme mjafton të shohësh transparencën e faqes së ‘Facebook’.