Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë, ja vendimet që do merren

Te mërkurë në orën 14.00  nëpërmjet komunikimit online, duke respektuar rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të parandaluar përhapjen e virusit pritet të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Bashkisë, me këtë rend dite:

  1. P/Vendim “Mbi masën e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për periudhën e pandemisë nga COVID -19 ”.
  2. P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 –28 Shkurt 2021 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
  3. P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, shkurt 2021”
  4. P/Vendim “Për miratimin e të ardhurave dhe të tavaneve të shpenzimeve në nivel programi, të Buxhetit afatmesëm 2022-2024”
  5. P/Vendim “Për miratimin e Rregullores për Strukturat Komunitare dhe ndërveprimi i tyre në Këshillin Bashkiak”
  6. P/Vendim “Për miratimin e listës së familjeve që përfitojnë nga programi i subvencionimit të interesave të kredisë me kushte lehtësuese nga shteti “
  7. P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”
  8. Raport mbi punën e Policisë Bashkiake për vitin 2020.