Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë: Funksionimi i veprimtarisë së transportit taksi të udhëtarëve shtyhet për në mbledhjen e radhës
Mbledhja e Këshillit Bashkiak e të premtes së kaluar u zhvillua nëpërmjet komunikimit online, duke respektuar rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të parandaluar përhapjen e virusit.
Mbledhja u drejtua nga kryetari Asaf Stroka, ndërsa për shkak të problematikave të planifikuara zgjati gati 3 orë.
Për pikat e rendit të ditës për ndihmën ekonomike këshilltarët dhanë votën e tyre pro. U dëgjua me vëmendje analiza e punës nga Ndërmarja Ujësjellës Kanalizime sh.a, Sarandë për vitin 2020, ndërsa pati edhe një sërë pyetjesh ku edhe u morën përgjigjet e duhura.
Në këtë mbledhje nuk u diskutua për pikën e planifikuar në rendin e ditës: Rregullorja për organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë së transportit taksi të udhëtarëve, e cila u shty për në mbledhjen e radhës.