Ina Zhupa, profesoresha që harron leksionet për masat anti-Covid
Kandidatja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka mbledhur në fshatin Ftere disa banorë të zonës.
Teksa ka shpalosur programin, ajo që është vënë re nga qytetarë ka qenë mungesa e masave anti-Covid.
Ndërkohë, nga fotografitë e publikuara vihet re prania e të moshuarve që janë targetgrupi më i rrezikuar.
POSTIMI.
Fterra eshte familje per mua dhe me priten si bijen e tyre te majte e te djathte bashkarisht duke me hapur zemrat.
Ne historine e shtetit shqiptar eshte hera e pare qe Fterra, fshati qe ka nxjerr qindra intelektual, te perfaqesohet edhe nga nje deputete.
Me mall, me emocion fola dy fjale zemre dhe mora urimet dhe bekimet e tyre.
Hapen qendren kulturore, me dhuruan pashaporten e Fterres, vizituam monumentet, lashe pershtypjet ne librin e tyre, etj etj sepse Fterra eshte me tradita te vecanta dhe ne mikpritje.
Si harroj kurre fjalet e tyre: “Hera e pare qe vota eshte krenari per ne, votojme me te dy duart vajzen tone dhe PD”!
Faleminderit te gjitheve nga zemra!
#votopd9
#votoInaZhupa2
#qarkuVlore