Ina Zhupa: PD do të marrë rezultate historike në qarkun e Vlorës
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Vlorë, Ina Zhupa beson se demokratët do të arrijnë rezultate historike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, Zhupa ka përsëritur se ku është bazuar fushata e PD-së dhe e aleatëve të saj.
“Ne do të kemi rezultat historik në qarkun e Vlorës. Goditjen më të madhe do ta marrin nga qarku i Vlorës. Ky qark ka treguar se sa herë shtypet dhe shkelet, di të reagojë fuqishëm. Ne jemi bazuar në dy elemente kryesore: njerëzit dhe tek programi që ne iu ofrojmë njerëzve. Çdo qytetar i Vlorës ta di se çfarë fiton nëse fiton PD. Është një fushatë model nga ana jonë.”
Ndërsa theksoi se socialistët nuk kanë bërë asgjë për Vlorën gjatë këtyre tetë viteve qeverisje, Zhupa renditi anagazhimet kontrete që ka opozita për këtë qark.
“Gjiknuri nuk arrin të thotë asnjë investim të bërë nga qarku i Vlorës, me përjashtim të Lungomares, që përmbyt të gjithë Vlorën me reshjet e para. Ata nuk bënë asgjë në tetë vjet. Ne premtojmë atë që premtojmë për gjithë Shqipërinë: plan për turizmin, shtrirjen më të gjatë të sezonit turistik, rritjen dhe shtrirjen e bizneseve për shkak të taksave. Do t’i largojmë tatimorët. Ne do t’i ofrojmë rinisë mundësinë për të qendruar në Shqipëri dhe punuar në qarkun e Vlorës, dhe të mos largohen në emigracion. Një nga angazhimet që ka marrë PD është prona. Për ne prona është e shenjtë dhe pronën duhet ta gëzojë pronari.”