Ina Zhupa hap fushatën nga Kalaja Lëkursit: Me PD, Saranda do fitojë turizmin
Kandidatja për deputete e PD për Sarandën Ina Zhupa, e ka nisur fushatën elektorale nga Kalaja e Lëkrusit.
Zhupa shprehet se PD ka një plan konkret për zhvillimin e turizmit dhe Saranda do fitoj turizmin, rininë, punësimin, ekonominë.
“Saranda është një nga perlat e turizmit shqiptar.
Zgjodhëm që ditën e parë zyrtare të hapjes së fushatës për 25 prillin të promovonim bashkarisht me ekipin e kandidatëve, drejtuesve të degës dhe rinisë sarandiote një nga bukuritë e saja: Kalanë e Lëkursit!
PD ka një plan konkret për zhvillimin e turizmit dhe Saranda do fitoj turizmin, rininë, punësimin, ekonominë.
Ndryshimi fillon nga JU! Bashkë për ndryshimin! VOTO PD!”, nënvizon Ina Zhupa. /Sarandanews.com/