Gjiknuri takim me banorët e fshatit Gjorm e Kotë në Selenicë: Përfundimi i rrugës së lumit, mundësi për më shumë investime

Kordinatori Politik I qarkut Damian Gjiknuri I shoqëruar nga deputeti Vullnet Sina, u takuan me banorë të fshatit Gjorm, në Bashkinë e Selenicës. Tashmë kjo zonë është një prej aseteve të cilat do të promovohet pas përfundimit të aksit që e lidh me bregdetin. Gjiknuri tha se shumë deri më tani kanë premtur në zone por vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë arritur të realizojnë një ëndërr.

“Ka njëqind mijë arsye për të votuar fshtaçe, për të votuar në mënyrë masive për partinë socialiste sepse ka bërë një gjë që nuk e ka bërë njëri . I dha respekt Labërisë. Asnjë në këtë krahinë nuk hodhi investim për ti dhënë vlerën që duhet Labërise dhe për këtë them se Labëria si e besës që është duhet t’ja japi votën në menyrë masive Edi Ramës, për ti thënë se ne jemi mirënjhës për investimin e bërë. Vlera jonë kjo qe, që patëm një kryeministër që I interesonte ky qark, që I interesonte zhvillimi jugut dhe I dha përparësi sepse mendon dhe me të drejtë e ka që qarku I Vlorës ka potenciale të mëdha. Ndaj në mënyë masive duhet të japim mesazhin se Vlora e respekton atë që di ta respektojë me investime dhe di ta kthej beimin me votë. Ne duam ta çojmë kokëlart Vullnetin dhe gjithë këtë ekip që kemi, sepse kemi nje ekip shumë të mirë në Vlorë. Në mënyrë që edhe Edi Ramës në mandatin e tretë, ti kërkojmë më shumë investime edhe për bashkinë e Selenicës, e cila meriton më shumë dhe padiskutim do të vazhdojnë më tutje me një qeveri të përgjegjshmë.

Deputeti I zonës Vullnet Sina kërkoi nga banorët e Gjormit të votojnë me zgjuarsi, për të çuar më tej investimet e nisur që do ti japin zonës një hov cilësor të zhvillimit të cilësisë së jetës.

“Në këto katër vjet nuk kam bërë dallime në Gjorm, nuk kam ditur kush ka qënë I majtë dhe kush ka qënë I djathtë. Nuk kam parë asnjë dallim kur jam përpjekur t’ju asistoj për legalizimet apo kur kam bërë të pamundurën që të mund të fitonit subvencionet në bujqësi. Ndaj me lind e drejta morale, që si ju dhashë besën për katër vjet, t’ju kërkoj besën në dt.25 dhe e kërkoj sinqerisht sepse këtu në Gjorm smund të këtë dallime. Për arsyen e realizimit të endrrës së madhe, të Gjormit, Lepenicës, Bratit, Kuçit. Endrrën e kësaj rrugë, që vetëm kishim guxuar ta ëndërronim por jo ta besonim se do të ndodhte kjo që ndodhi. Por kjo nuk erdhi rastësisht, erdhi si pasojë e një premtimi të mbajtur të Edi Ramës, në Brataj. Ai tha atë që do të bëntë dhe bëri atë që tha. Do të thotë që është një burrë fjale e bese. Ndaj kam të drejtën morale t’ju drejtohem juve për t’ju kërkuar ta vazhdojmë më tëj punën e nisur. “

Tashmë në fshatin Gjorm është drejt përfundimit , projekti I rrugës lidhëse me fshatrat e bregut por edhe Gusmarin e Tepelenës. Ndaj Gjiknuri e Sina, kërkuan nga banorët e zonës besimin në zgjedhjet e 25 Prillit për të vijuar rrugën e trasformimit të zonës.

Gjitashtu, Gjiknuri e Vullnet Sinaj u takuan dhe me banore te fashtit Kote.

Në një fshat që është kthyer në një kryqëzim të rëndësishëm rrugësh lidhëse mes Bregdetit të Himarë, Vlorës por edhe Tepelenës. Një zonë e cila ka njohur trasformim të rëndësishëm gjatë dy mandateve të para të qeverisjes. Gjiknur tha se në këtë zonë ndryshimi është I prekshëm.
“Ka shumë gjëra që ne na bëjnë krenar dhe na I bëjnë të lehtë komunikimin, pasi në këtë krahinë ndryshimi është I prekshëm dhe është shumë real. Rruga është kryefjala e zhvillimit të kësaj zone. Kjo u bë realitet falë interesit dhe investimit të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Mos I besoni kur thonë se ju erdhi koha rrugëve. Jo, na erdhi koha jonë si Vlorë, që të kemi kryeministër Ramën dhe të kemi qeverinë e Partise Socialiste, që di ta vlerësojnë këtë krahinë dhe ndaj u bë kjo rrugë. Ju them një gjë, çdo votë apo eksperiment I gabuar, do ti ndalë në mes këto investime , kjo është e provuar. Sa herë që ka ndryshuar pushteti në kahe të gabuar interesi ka vajtur diku tjetër. Kjo rrugë është shtylla e zhvillimit të kësaj krahine, shumë shpëjt do të lidhemi me bregdetin dhe kjo rrugë do të jëtë arterie kryesore e komunikimit për shumë e shumë udhëtarë që do të zgjedhin të shkojnë në jugun e Qarkut. Nga ana tjetër, nga interesimi im këto ditë u dorëzuan ofertat për lotin tjetër të rrugës nga Peshkëpia në Selenicë dhe besoj brenda pak ditësh do të shpallet firma fituese ,do të lidhet kontrata dhe fillon puna.E gjithë krahina e Laberisë bëhet përfundimisht me rrugën që e ka merituar. “-tha Gjiknuri.

Teksa kërkoi nga banorët votën për një mandat të tretë, deputeti Vullnet Sinaj, tha se provat janë dhënë me investime dhe përkushtim ndaj kësaj zonë, ndaj rrugëtimi nuk duhet ndalur.

“Kujtoj para katër viteve kur u mblodhëm bashkë dhe më thatë se nuk kishte ujë , dhe furnizohehin me një pompë Mavrova dhe Kota. Atëherë, bashkia e djathtë nuk na lejoi të ndërhynim, por tanimë ky problem është ezauruar me impenjimin dhe investimin tim personal dhe jam I lumtur se në këtë zonë furnizimi me ujë është 24h. Jam kaq shpresëplotë për vijimin e këtij rrugëtimi, ku dëgjoj se në Vranisht janë kthyer mbi 40 emigrant dhe kërkojnë takim me mua për të ardhmën e fshatit. Ndërsa me tingëlloi e pabesueshme kur në Kuç nga 300 mijë lëkë, tashme vlera e banesave llogaritet 40 mijë dollar. Ndërsa pronat nuk shiten . Për të gjitha këto, ne meritojmë një mandate të tretë besimi dhe shprese për më shumë investime dhe projekte.”-tha Sinaj.

Sinaj shtoi se në zonë janë bërë investime edhe në kanalet vaditëse, ndërsa fermerët janë ndihmuar me skemat e posaçme subvencionuese në Bujqësi. Ndaj kërkoi votësim për Partinë Socialiste më 25 Prill.