Festa e Sulltan Nevruzit/ Urimet e politikanëve në Sarandë
Besimtarët bektashianë kremtojnë sot ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu.
Autoritetet më të larta të shtetit dhe politikanë uruan sot besimtarët bektashianë për Festën e Sulltan Nevruzit, e cila shënon fillimin e vitit të ri.
Politikanët në Sarandë kanë përcjellë mesazhet e tyre në këtë festë.
“Gëzuar Ditën e Sulltan Nevruzit!
Nga Teqeja “Reshat Dede Baba” në Sarandë, në këtë ditë të shënuar për besimtarët bektashinj, i bashkohem urimit për shëndet, mbarësi dhe mirëqenie për të gjithë ju”, tha Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj.
“Gëzuar Sulltan Nevruzin!”, është urimi i shkurtër i kryebashkiakut Adrian Gurma.
“Gezuar Sulltan Nevruzin nga Teqeja “Reshat Dede Baba” e Sarandes!
Mbaresi dhe begati per te gjithe uroj!”, nënvizon Jolio Dine
“Gëzuar ditën e bekuar të Sulltan Novruzit, ditëlindjen e Imam Aliut nga Teqeja e Reshat Dede Baba Sarande!
Baba Sadik Ibro i jashtëzakonshëm në punën e tij me besimtarët, me komunitetin por edhe në përhapjen e dijes bektashiane me librat që shkruan dhe boton në mënyrë periodike.
Gëzuar ditën që shënon fundin e dimrit të egër dhe nisjes së pranverës.
Le të jetë bekimi për rrugën e re drejt ndryshimit që kanë nisur shqiptarët”, përfundon Ina Zhupa.