Çmenduria e Ilir Metës, jehonë në mediat greke
Çmenduria e Ilir Metës në zyrat e Frymës së Re Demokratike ka bërë jehonë edhe në mediat greke.
Portali “In.gr” shkruan mbi përplasjen e kreut të shtetit shqiptar me Policinë Bashkiake e cila kishte kërkuar lirimin e zyrave për shkak se FRD nuk kishte përfaqësues në Kuvend dhe s’i takonte me ligj selia.
“Shperthim i pabesueshëm i presidentit shqiptar kundër policisë” shkruan portali grek. Më pas përshkruhet me detaje konflikti i tij me kryeministrin Edi Rama. “Përveç ofendimeve, Meta dëgjohet duke i thënë përfaqësuesit të bashkisë: ”Dilni se do ju çoj në burg me duart e mia”, citon mediat shqiptare portali grek, i cili thekson edhe faktin se Ilir Meta i ka lënë trashëgimi gruas së tij partinë që themeloi vite më parë.
Kjo nuk është hera e parë që çmenduritë e çiftit presidencial marrin vëmendjen e medias greke. Disa muaj më parë televizioni “Mega” raportonte për qasjen skandaloze të Monika Kryemadhit ndaj pandemisë, duke mos respektuar kufizimet që nisin nga mbajtja e maskës, distancimi social etj.