Demokrati në Gjirokastër djeg teserën e PD-së, deputetja e PS: Më përqafoi, ishte i mbushur me inat

Kandidatja e PS-së në Gjirokastër, Artemis Malo, ka publikuar në faqen e saj në Facebook një fotot e një “demokrati fanatik”n thotë ajo, i cili ka djegur në mënyrë demonstrative teserën e PD-së. Malo nuk e identifikon me emër, por thotë se të gjithë në fshatin Krinë e mbajnë edhe si tip gazetari. Ja çfarë shkruan ajo.

“Unë moj vajzë, kam një jetë me Partinë Demokratike, i çoj 60 vota çdo herë, vetëm nga të mitë, plus të tjera. Po jo më, jo jo! Këta nuk bëhen! Do ta djeg sot për ty këtë kartën që shikon. Në zjarr e hedh me shpirt. Këtë vend vetëm PARTIA SOCIALISTE e bën! Edhe në telefon që më marrin, ju thashë se jam penduar shumë! Vetëm Edi Rama, askush tjetër nuk e do këtë vend e këta njerëz!“ Këto ishin fjalët e ish-demokratit më fanatik në fshatin Krinë, të cilin e mbajnë si gazetarin e fshatit. Më përqafoi me fjalë, me rrëfime, por më tepër me betimin që bëri, i mbushur me inat me veten. Jo më, jo xhaxha! Rri i qetë! Nuk ka kthim pas, Shqipëria meriton progres, e punë me zemër