Andrea Marto dhe Majlinda Qilimi mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Vasil Arbaçit
Deputeti minoritar Andrea Marto si dhe kryebashkiakja e Delvinës Majlinda Qilimi kanë përcjellë mesazhet e tyre të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të Vasil Arbaçit.
“Sot humbëm një mik të mirë dhe veprimtar të dalluar, Vasil Arbaçin!
Nuk do ta harrojmë kurrë!
Ngushëllime të sinqerta familjes!
I paharruar i qoftë kujtimi!”, shkruan deputeti Andrea Marto.
“Me dhimbje dhe trishtim të thellë përcjellim sot lajmin për ndarjen nga jeta te ishnënprefektit të qytetit të Delvinës Z.Vasil Arbaçi.
Një profesionist i zoti dhe i përkushtuar në detyrën e Tij për t’i dhënë më të mirën komunitetit e për t’u shërbyer deri në fund të jetes banorëve të zonës .
Ngushëllime familjarëve dhe miqve te Tij!
Lamtumirë miku ynë !
Te qoftë i lehtë dheu e shpirti t’u prehtë në paqe!”, nënvizon Qilimi. /Sarandanews.com/