Alket Hyseni thirrje sarandiotëve: Votoni nr.8, Edi Ramën

Deputeti Alket Hyseni, vijon fushatën në Sarandë ku së fundmi ka marrë pjesë në takimin organizativ të lagjes nr.4.

Hyseni i cili nuk do jetë në listën e kandidatëve më 25 prill, ka bërë thirrje sarandiotëve që të votojnë nr.8, Edi Ramën.

“Takim me shtabin e Lagjes Nr.4, struktura më e organizuar dhe më rezultative e PS Sarandë.

Të gjithë së bashku, kontakte me çdo person, në çdo shkallë pallati apo rrugicë të lagjes, për të çuar çdo votë tek PS dhe Nr. 8 Edi Rama”, shprehet Hyseni.

Në takim merrte pjesë dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, e cila do jetë ajo që do mbulojë Sarandën dhe renditet në vendin e 4 në listën e qarkut Vlorë. /Sarandanews.com/