Tritan Shehu në fushatë me Spiro Kserën e dënuar për korrupsion: Jemi me ide të qarta për të ndryshuar Shqipërinë
Tritan Shehu vijon fushatën elektorale në qarkun Gjirokastër, duke u takuar me strukturat e PD-së.
Së fundi pati një takim edhe në zonën e minoritetit grek në Dropull.
Bashkë me Shehun ishte edhe Spiro Ksera, ish-ministri i Punës i dënuar me burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
“Bashke me Spiron, Kosten e shume miq te tjere ishim ne nje kafe pune ne Dropull. Te gjithe bashke me ide e detyra te qarta per te ndryshuar Shqiperine.
Ka ardhur koha qe Shqiperia te ndryshoje, Me 25 Prill, Rama do humbase, Shqiperia do fitoje”, shkruan Tritan Shehu ne Facebook.