Doli në mbështetje të Ramës, si themeluesi i PD Sarandë trazoi ujërat e partisë së tij

Sulejman Hyseni, një prej themeluesve të PD Sarandë ka trazuar sot ujërat pas daljes që bëri krah deputetit Alket Hyseni.

Ky i fundit postoi një video në faqen e tij, ku Sulejman Hyseni shprehej i zhgënjyer nga PD-ja ku ai ka kontribuar me vite, dhe ishte i kënaqur nga kryeministri Edi Rama, për të cilin tha se do e mbështesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Dalja e tij solli mjaft reagime, ku nuk munguan akuzat dhe në drejtim të deputetit Alket Hyseni, i cili sipas degës së PD Sarandë po ushtron presione ndaj qytetarëve për të folur në favor të tij.

Z. Sulejman Hyseni është pronar i një biznesi në rrugen “Studenti”, përballë Universitetit të Sarandës.

Mos pagesa e taksave ishte dhe arsyeja pse Alket Hyseni doli sot në krah të tij, pasi biznesi i tij ka Zero Tatim Fitimi, Zero TVSH, Zero Kontroll Tatimor.

Ky largim i PD Sarandë nuk u prit aspak mirë nga kjo forcë politike që siç ndodh rëndom hodhi akuza në drejtim të tij.

Përveç LSI në Sarandë që është thuajse e shkrirë, të majtët kanë nisur ofensivën për të afrimuar në partinë e saj dhe eksponentë të PD-së. /Sarandanews.com/