Tre titullarët e larguar nga Butrinti pranë kalimit tek Luftëtari

Luftëtari është duke u riorganizuar dhe në ekip janë rikthyer lojtarët gjirokastriitë, madje edhe nga ata që në 3-4 vitet e fundit kanë mbetur pa futboll nisur edhe nga afrimet e shumta që ka bërë ekipi në Superiore.

Por,  ditët e fundit janë bërë pjesë e skuadrës bluzi, lojtarë që kanë dalë nga shkolla gjirokastrite dhe kanë qenë edhe në stol në Superiore. Portieri Sadik Basha që ka qenë edhe vjet titullarë në Superiore me Luftëtarin, apo dhe pjesë e Kommbëtares kuqezi U-19, por edhe Matushi apo Selidjon Zholi.

Janë tre futbollistë që do t’u bëjnë mjaft punë bluzinjve, që në Kategorinë e Tretë të jenë thjesht një ekip sa për formalitet, pasi janë mjaft të organizuar dhe synojnë që brenda një 5-vjeçari të jenë sërish në elitën e futbollit shqiptar me emrin “AF Luftëtari”…