Tragjike/ Ndahet nga jeta Hariz Mema
Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare në mënyrë të papritur kryetari i PD, dega Sarandë, Hariz Mema.
Mësohet se ai është dërguar në spitalin e Sarandës ku dhe ka ndërruar jetë. Sipas bluzave të bardha vdekja erdhi nga një infarkt akut.
Hariz Mema drejtonte PD e Sarandës për 8 vite. Ka qenë gjithashtu edhe anëtar i këshillit bashkiak të Sarandës.
Ai ishte njëherësh edhe biznesmen, pasi prej vitesh kishte një biznes disa vjeçar mobilerie në Sarandë. Mema gëzonte respektin e gjithë qytetarëve të Sarandës.
Sarandanews.com i shpreh ngushëllimet familjes së Hariz Memës.