Ndarja nga jeta e Hariz Memës, Hyseni mesazh ngushëllimi: Një njeri i shkëlqyer që dha një kontribut të çmuar për zonën

Një lajm i rëndë tronditi sot Sarandën, pasi kreu i PD Hariz Mema humbi jetën.

Mema u nda nga jeta si pasojë e një ataku kardiak.

Deputeti i Sarandës Alket Hyseni ka përcjellë një mesazh ngushëllimi.

“Lajmi i trishtueshëm për humbjen  e jetes së z. Hariz Mema

Një qytetar i mirë i Sarandës, një familjar i shkëlqyer dhe një veprimtar politik që me politesë dhe shpirt demokratik dha një kontribut të çmuar për qytetin dhe zonën tonë.

Marr pjesë në dhimbjen e  familjes , të shokëve, miqve, patriotëve dhe antarëve të Partisë Demokratike të Sarandës!”, shkruan në mesazhin e tij Hyseni. /Sarandanews.com/