Sarandë, zgjatet kontrata e tregut të fruta-perimeve, Gjiknuri: Gati projekti për të transformuar këtë hapësirë

Drejtuesi politik për qarkun Vlorë Damian Gjiknuri së bashku me deputetin Alket Hyseni dhe kryebashkiakun Adrian Gurma kanë zhvilluar një takim me shitësit tek tregu i fruta-perimeve në Sarandë.

Ky treg nuk është ende në kushtet optimale, por Gjiknuri premtoi se së shpejti do jetë gati projekti që do transfromojë tregun, i cili do të jetë në kushte optimale.

Gjithashtu, Bashkia ka mundësuar zgjatjen e afatit të kontratës së tregut edhe me 3 vite të tjera duke i dhënë zgjidhje shqetësimit të tyre.

“Me Adin dhe Alketin dëgjuam nga afër shitësit e tregut të fruta-perimeve në qytetin e Sarandës. Në negociatat me zotëruesin e truallit, Bashkia ka mundësuar zgjatjen e afatit të kontratës së tregut edhe me 3 vite të tjera duke i dhënë zgjidhje shqetësimit të tyre.

Përveç përgjysmimit të tarifave që tregtarët i paguajnë Bashkisë, po bëhet gati projekti që mundëson ndërhyrjen për të transformuar këtë hapësirë brenda kushteve optimale për ushtrimin e aktivitetit”, nënvizon Damian Gjiknuri. /Sarandanews.com/