Projekti pilot mbështet peshkatarët artizanalë të Vlorës

Peshkatarët artizanalë të Triportit dhe Ramidhës, ngjashëm me kolegët e tyre në Koraci, pritet që të ofrojnë së shpejti paketa turistike që synojnë ta bëjnë më fitimprurës dhe të të qendrueshëm peshkimin në shkallë të vogël.

Një projekt i WWF Adria, i aplikuar më parë në Telascica, Lastovo dhe në kanalin e Velebit më Kroaci, tani po aplikohet dhe në Vlorë.

“Qëllimi është përmirësimi i jetës dhe i të ardhurat e peshkatarëve artizanalë duke zhvendosur peshkimin në shkallë të vogël në skemat e qëndrueshme të bashkë-menaxhimit,” tha menaxheri i projektit Patrik Krstinic.

Projekti me një buxhet prej 217.000 euro ka filluar në janar të viti 2020 dhe përfundon në dhjetor të vitit 2021.

Sipas pëfaqësueses e WWF Adria në Shqipëri, Artenisa Peçulaj ky projekt është vetëm hapi i parë që po hidhet në transformimin e peshkimit artizanal, pasi mendohet që të zgjerohet në të gjithë Shqipërinë në vitet në vazhdim.

Peshkatarët dhe peshkimi artizanal në Shqipëri nuk është sektor shumë i mbështetur nga institucionet. Si pasojë e kësaj neglizhence nuk ka as statistika të sakta të numrit të peshkatarëve artizanalë. Por sipas një studimi të WWF Adria, janë rreth 345 peshkatarë artizanalë në të gjithë vendin dhe 35 prej tyre janë të regjistruara në qarkun e Vlorës.

Si pasojë e lënies pas dore këta peshkatarë përballen me shumë problematika dhe kërcënime duke përfshirë këtu konkurrencën e pandershme, mungesën e mjeteve të jetesës, mos përfaqësimi institucional dhe mos menaxhimin i burimeve të të ardhurave.

Arenisa Peçulaj thekson se qeveria po i jep përparësi peshkimit në shkallë të gjerë që në thelb janë korporata të mëdha, por nga ana tjetër nuk po mbështet peshkimi artizanal që në thelb është burimi i traditës, burimi i kulturës së zonës dhe burimi i mençurisë për trajtimin e qendrueshëm të stokut të peshkut.

Patrick Krstinic thekson se kjo mungesë mbështetje vihet në pah nga dallimi i gjendjes ekonomike të peshkatarëve në Kroaci dhe Shqipëri. Në Kroaci peshkatarë janë pak a shumë njerëz në gjendje të mirë ekonomike, ndërsa në Shqipëri peshkatarët janë ndër shtresat më të varfëra të shoqërisë dhe qëllimi WWF Adria është përmirësimi i këtyre kushteve.

Sipas Peçulaj në vitin e parë të projektit, megjithë vështirësive të pandemisë dhe izolimit, WWF Adria ka bërë përparime në fitimin e mbështetjes institucionale për iniciativën në nivel kombëtar si dhe në zonën pilot.

Përpos një pyetësori që informon mbi situatën e peshkatarëve në Triport dhe Radhimë, gjatë vitit 2020-të organizata ka bërë edhe trajnime të peshkatërave të këtyre zonave mbi tematika të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejt me peshkimin artizanal – përfshirë sigurinë ushqimore dhe turizmin nëpërmjet peshkimit.