Profili i paautorizuar i Bujar Leskajt dhe Tritan Shehut: Kush janë dhe çfarë të metash kanë

Jane hartuar profilet e drejtuesve të qarqeve të Partisë Demokratike në fushatën e 25 prillit, të përzgjedhur nga Basha si ‘guvernatorët’ e tij politikë në terren.

Megjithëse duken tendencioze, tendenca nuk ka qenë qëllimi i tyre, por profilizimi në një prej tri qasjeve të përshkrimit të një figure politike, apo personazhi publik: Si i shohin të tjerët apo çfarë thonë të tjerët për ta. Dy të tjerat janë: çfarë mendojnë ata për veten dhe çfarë mendojnë se mendojnë të tjerët për ta.

Ndoshta, në të ardhmen, mund të provojmë edhe dy qasjet e tjera.:-)

Vlorë: Bujar Leskaj

Rikthehet në politikë me tiparin më të përfolur të krahinës së vet rrahëgjokësin. Në Vlorë e kanë çuar si trim që ‘ua del’ të fortëve të zonës, ndërkohë që në tubime elektorale shfaqet me banakun plot me libra dhe me dëshirën e fortë që ta thërrasin ‘Doktor Profesor’. Kjo ia ka vështirësuar pak mesazhin, dhe kjo nuk është kundërthënia e vetme e Bashës në zgjedhje, duke ditur se edhe një persoanzh me të njëjtin pretendim elektorl ligjëron fushave plot lagështirë të Rrogozhinës. I shkëputur totalisht nga partia, që ka bërë 8 vjet opozitë, dhe i njohur për vëmendjen e madhe ndaj bizneseve të vëllait të kryeministrit dhe partnerit të tij, sfida më e madhe e tij është gjetja e ritmit me bazën demokrate.

Do të jetë e vështirë t’u shpjegohet faktorëve lokalë, ish-zyrtarë të PD, të cilët kanë vuajtur persekutimin e Leskajt kryetar KLSH-je sipas porosive të titullarëve socialistë.

Gjirokastër: Tritan Shehu

Më i vjetër edhe se PD në politikë, aq sa një cinik në parti thotë se ai të kujton Shën Palin që në fillim i vriste të krishterët dhe më pas u bë i krishterë i devotshëm dhe shërbëtor i tyre. Nuk ka asnjë arsye se pse duhet të jetë ende në Gjirokastër. Njohësit e terrenit thonë se efektin elektoral nuk e ka pozitiv, gjë që të çudit për zgjidhjen këmbëngulëse të Bashës. Caktimi i tij në Gjirokastër është një dorëzim i parakohshëm i Bashës dhe pranimi i faktit se PD nuk mund ë prodhojë më shumë se një deputet në atë qark. Në këto kushte ky vend shihet si një qokë që shërben për të shlyer borxhin e vjetër të Berishës ndaj klanit të PDr, pas shkrirjes së kësaj të fundit./Politiko.al/