Policia arreston shoferin e ambulancës së spitalit të Sarandës

Policia nëpërmjet një komunikate për media njofton arrestimin e shoferit të ambulancës, e cila ishte nisur nga Saranda për të transportuar një paciente nga Delvina drejt spitalit në Tiranë, por që u aksidentua në Maminas me pasojë humbjen e jetës së pacientes dhe plagosjen e shorërueses.

KOMUNIKATA:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 14.02.2021, duke transportuar me autoambulancë nga Saranda në drejtim të Tiranës, një paciente në gjendje të rëndë shëndetësore, ka dalë nga rruga në autostradën Durrës-Tiranë, duke u përplasur me murin rrethues të një subjekti dhe për pasojë ka ndërruar jetë pacientja, shtetasja A. Sh., 70 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky është aksidenti i tretë me pasojë humbje jete i ambulancave të Spitalit të Sarandës brenda 1 viti.