Ndërron jetë nga Covid-19 ish- Prefekti i Vlorës, Eduard Veçani

Ish- Prefekti i qarkut të Vlorës, Eduard Veçani ka ndërruar jetë pas infektimit me koronavirus.

Prej disa ditësh Veçani ishte i shtruar në spital dhe gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm.

Eduard Veçani ka qenë një prej personave të angazhuar në qytetin e Vlorës.

Ai u nda nga jeta në moshën 61-vjeçare.

Veçani ka marrë vlerësime të larta për kontributin e tij në qytetin e Vlorës.