PD dhe LSI akuza Ramës: Vlora e përmbytur, je përgjegjës

Ish-deputetja e PD-së, Nada Meçorapaj dhe ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama reaguan në lidhje me përmbytjet në Vlorë.

Në reagimin e saj, ish-deputetja e PD-së deklaron shprehet se “edhe më parë ka rënë shi në Vlorë, por kurrë nuk është bërë si sot. Vlonjatët e kanë kuptuar se sa më shumë ditë kalojnë me Edi Ramën në krye të vendit, aq më keq do të bëhet për ta dhe fëmijët e tyre”.

Edhe ish-deputeti i LSI-së Luan Rama, ka reaguar sot në lidhje me përmbytjet në Vlorë duke bërë përgjegjëse qeverinë.

Rama shprehet se si asnjëherë tjetër më parë, mëngjesi i sotëm e gjeti Vlorën pothuaj të gjithën të përmbytur.

“Pa bërë politikë me përmbytjen, se dukuri të tilla ndodhin kudo prej efektit të reshjeve të shumta, në Vlorë janë pushtuar nga uji sot edhe zona që nuk janë përmbytur kurrë historikisht. Politika e fasadave dhe e hipokrizisë së Edi Ramës, përmbyti Vlorën”, tha ai.