Mario Gurma debuton me gol, Butrinti fiton përballë Gramozit

Butrinti e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin e ri futbollistik për 2021.

Në ndeshjen e parë të këtij viti, Butrinti e ka nisur me fitore në një transfertë jo të lehtë kundër Gramozit.

Ekipi i drejtuar nga Milto Gurma, triumfoi me rezultatin e pastër 0-2, duke dal me tre pikë të arta nga ky duel.

Autori i golit të parë ishte bomberi Mario Gurma, i cili u afrua në ekip gjatë merkatos së janarit, duke bërë menjëherë diferencën

Gurma shënoi që në minutën e 5-të të takimit, ndërsa golin e dytë e shënoi Llojaj në minutën e 92-të që i dha suksesin bregdetarëve.

Pas kësaj fitoreje Butrinti renditet në vendin e parë me 22 pikë të grumbulluara duke qenë të vetëm në krye.

Sfida e radhës për Butrintit do të jetë në Sarandë ku do presë ekipin e Skraparit. /Sarandanews.com/