Biznesmeni në Sarandë: U divorcova me PD-në, demokratët të votojnë PS-në se janë më punëtor

Një biznesmen ish-mbështetës i PD-së i ka bërë thirrje demokratëve që të votojnë PS në zgjedhjet e 25 prillit, kjo sepse sipas tij janë më punëtor.

Qytetari me origjinë nga Kukësi, por i zhvendosur prej vitesh në Sarandë, ka thënë më tej se ka ndryshuar bindjen për shkak se sipas tij Basha nuk i plotëson kushtet për tu bërë kryeministër.

“Jemi vendosur para 30 vjetësh. Jam vetë i 5 vëlla. Disponojmë mbi 250 dhoma, apo 750 pushues që mund të akomodohen. I përshëndes kryebashkiakun, ju dhe ministrin e Turizmit. Jemi pajisur me dokumentacionin e duhur që vazhdojmë veprimtarinë. Vij nga e djathta jo se jam Kuksian por që ashtu i kisha bindjet e mija. Jam divorcuar nga e djathta, se realisht. Me të djathtën ke qen edhe ti në fillim, por ku devijon një rrugë ec më mirë.

Jam divorcuar se në Ksamil kur kam jetuar në 2010 janë prishur 300 ndërtime ku ministër ishte Basha që sot pretendon të bëhet ministër, por si ka plotësuar kushtet. Ku u vranë në 2011 katër protestues. Vrau ish qeveria 4 persona larg kryeministrisë. Ndërkohë 300 ndërtimet që u prishën në Ksamil sot janë të legalizuara.

Në kohën e PD-së janë bërë me pikatore sot kanë marrë pronat. ka qenë një zonë në Ksamil, 26 marsi që u fut në zonë urbane nga zonë e mbrojtur që ishte, ketë nga PD u bëj thirrje që të votojnë PS se është më punëtore.

Personi ndikon, në behar fluksi i pushuesve është shumë i madh, në 2020 si pasojë e pandemisë ra fluski, por ama ke një kontribut të paçmueshëm në thirrjen që u bëre qytetarëve për turizëm patriotik, prap punuam, lamë këstet e kredisë”, tha qytetari” ka thënë qytetari.