Konispol, fermerët apel për ndihmë qeverisë
Fermeret e zonës Konispol – Xarre i kërkojnë mbështetje kryeministrit Edi Rama dhe Ministres se Bujqesise Milva Ekonomi.
Ata ankohen se sezoni i ketij viti per agrumet solli miliona euro deme dhe se kerkojnë mbështetje të plotë nga shteti .Për këtë qëllim fermerët i kanë drejtuar dhe një letër kryeministrit dhe Minsitres së Bujqësisë.
Në parcelat e mbjella me mandarina hasen reagimet e fermerëve nga Konispoli, Xarra dhe Vrina.
Kryetari i fshatit Xarre, Vasil Xhaji shprehet se në rast mos reagimi nga shteti, fermerët do fillojnë protesta ose do marrin rrugët e emigrimit pasi, sipas tij nuk ka mundësi tjetër.
Në këtë sezon prodhimi i mandarinave në jug të Shqipërisë arriti në rreth 50 mijë tonë.
Mungesa e tregut dhe dëmi nga reshiet e breshërit, disa muaj me pare ishin dy nga faktorët që dëmtuan më së shumti ekonomine e fermerëve.