Drejtori i ARRSH: Kardhiq-Delvinë do përfundojë brenda afatit të parashikuar në kontratë

Drejtori i përgjithshëm i ARRSH, Ergys Verdho, ka publikuar pamjet nga ecuria e punimeve të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Verdho thekson se aksi Kardhiq-Delvinë do të jetë i përfunduar në afatin e parashikuar në kontratë.

“Foto nga rruga Kardhiq-Delvinë. Vazhdon puna me ritme të larta që kjo vepër infrastrukturore të përfundojë brenda afatit të parashikuar në kontratë”, nënvizon Verdho.

Kardhiq-Delvinë është një nga investimet infrastrukturore më të rëndësishme në zonën e jugut.

Ky segment do ti jap një zgjidhje lehtësimet për të shkuar drejt Sarandës, ku shmanget Qaf Muzina dhe shkurton ndjeshëm distancën. /Sarandanews.com/