Ja shkaku i aksidentit të ambulancës së Sarandës

Ditën e djeshme një aksident i rëndë ndodhi autostradën Durrës-Tiranë, ku aumbolanca e Sarandës doli nga rruga dhe për pasojë mbeti e vdekur pacientja 70- vjeçare me orgjinë nga Delvina.

Sot policia bëri dhe arrestimin e shoferit të ambulancës së Sarandës.

Burime për Sarandanews.com kanë bërë me dije se shkaku kryesorë i aksidentit ka qenë shpejtësia e shoferit të ambulancës.

Shpejtësia në një rrugë mjaft problematike për shkak të rreshjeve të dëborës bëri që ambulanca të dal nga rruga, duke sjellë dhe vdekjen e të moshuarës. /Sarandanews.com/