Ina Zhupa: ‘Referendumi i kafeneve’ nuk mund të marrë vendime

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa  e ka mjaft të qartë atë që po ndodh sot në të gjithë Shqipërinë.

Sipas saj ‘referendumi i kafeneve’ nuk mund të marrin vendime të vlefshme.

“Demokratë që nuk kishin konfirmuar më parë pjesëmarrjen kanë ardhur sot këtu.

E kanë parë spektaklin në ‘Air Albania’. Ai proces që po ndodh në kafenetë e Shqipërisë nuk prodhon vendime.

Unë i bëj thirrje të gjithëve të vijnë këtu, nëse janë delegatë të marrin kartën, të thonë mendimet e tyre qoftë kundër Lulzim Bashës apo kundër meje.

Më vjen keq që demokratët po përdoren si ‘mish për top’ për interesa personale”, tha Zhupa në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku.