Delvinë, 1 qytetar humbet jetën nga koronavirusi
Gjatë gjithë kësaj jave në Sarandë, por dhe në Delvinë ka pasur një rritje të lartë të rasteve të reja me koronavirus.
Në 24 orët e fundit në Sarandë u rregjistruan 25 raste të reja me COVID, ndërsa në Delvinë 10 raste.
Në përditsimin e sotëm të Ministrisë së Shëndetsisë kanë humbur jetën 13 qytetarë, ku mes tyre dhe 1 nga Delvina.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 6 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Klosi, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 28 -80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. /Sarandanews.com/