Covid iu merr jetën dy pacientëve në Sarandë
Dy humbje jete nga koronavirusi u regjistruan sot në Sarandë. Një grua 65-vjeçare humbi jetën në urgjencën e spitalit të Sarandës e ndodhur atje prej disa ditësh nën trajtimin e mjekëve dhe tjetri ishte një taksist 67-vjeçar, ku pas 15 ditësh i trajtuar në spital Covidi në Tiranë nuk e fitoi dot betejën me këtë virus.
Tashmë situata në këtë qytet mbetet shqetësuese, duke iu referuar shifrave. Vetëm në ditët e para të shkurtit kanë rezultuar pozitiv 225 raste.
Ndërkohë që numri i të sëmurëve që ekzaminohen me skaner është mbi 100. Nisur nga situata në urgjencën e Sarandës është dyfishuar numri i shtretërve dhe dhomave si dhe janë 16 shtretër të cilët shërbejnë për tirazhimin e rasteve.
Në spitalin bashkiak të Sarandë janë vetëm dy mjekë specialistë për këtë situatë të krijuar nga covidi.