Çështja e detit/ Meta flet nga Saranda: Nuk ka trasparencë

Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga Saranda, kërkesën e Greqisë për zgjerim me 12 milje.

“Nuk kam asnjë arsye të veçantë pse të bëj komente të veçanta nga Saranda. Ka një vendim të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese të kërkuar nga opozita asaj kohe dhe kryetari i opozitës që sot është edhe kryeministër, Edi Rama.

Kam qenë për zgjidhjen e drejtë dhe të gjitha veprimet e mia kanë qenë komform kushtetutës, ndërkohë që për fat të keq nga ana e kryeministrit nuk ka pasur as transparencë apo një bashkëpunim të besueshëm siç e meriton kjo çështje e një rëndësie kaq të madhe.

Duhet të zgjidhetnë mënyrën më të drejtë për të dyja vendet dhe kësaj i shërben vetëm transparenca.’- tha Meta.