Çantat plot me kanabis, ky është i riu nga Saranda që u kap në kufirin me Greqinë

Zbulohet identiteti i shqiptarit që iu sekuestruan dje në Igumenicë 167 kg marjuanë. Ai është Mihal Qendro Leka, 37 vjeç, lindur në Sarandë.

37-vjeçari ishte dënuar më parë në Sarandë pasi ishte përfshirë në një vrasje të ndodhur në 2016-tën. Gjithashtu ai njihej si një përdorues droge.

Kujtojmë se droga u sekuestrua më 6 shkurt pranë një femre.

Sasia u gjet nga policia me ndihmën e dy qenve nuhatës dhe shumë forcave policore.

Policia greke kanë arritur të arrestojnë Lekën, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.