Aksidentohet ambulanca e spitalit të Sarandës, humb jetën pacientja, plagoset shoqëruesja
Një ambulancë e cila transportonte një paciente ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.
Arziko Shehu, 71 vjeç nga Delvina, ishte duke u transportuar me ambulancë nga Saranda për në spitalet në Tiranë dhe ambulanca ka dalë nga rruga në Maminas, ku ka humbur jetën pacientja.
Së bashku ka qenë dhe mbesa A. Shehu, e cila mbeti e plagosur.
Drejtuesi e mjetit dhe infermjeri shoqërues kanë marrë lëndime të lehta.
Kjo është ambulanca e tretë e spitalit të Sarandës që përfshihet në aksidente me pasojë vdekje.
Komunikata e Policisë
Durrës/Informacion paraprak
Në datë 14.02.2021, në orën 03:45, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin ambulancë, ka humbur kontrrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetësja A. Sh., 71 vjeçe e cila ishte paciente në ambulancë.
Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.